Flash

Ndalimi i deputetëve të RMV në kufi/ Bardhi: Të hetohen veprimet e opolicisë së shtetit

Lapsi.al 8 July 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve për trajtim denigrues ndaj disa deputetëve nga Maqedonia e Veriut në një pikë kufitare të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi dënoi atë që e cilësoi si sjellje të papranueshme nga Policia e Shtetit dhe kërkoi një sqarim publik për ngjarjen.

Bardhi deklaroi se çdo veprim i kryer në kundërshtim me ligjin duhet të hetohet dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, raste të tilla dëmtojnë imazhin e shtetit shqiptar dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

"Dënoj me forcën më të madhe sjelljen e Policisë së Shtetit në pikën e kalimit kufitar ndaj disa kolegëve deputetë nga Maqedonia e Veriut, konkretisht ndaj shefit të Grupit Parlamentar të VLEN-it, deputetit Bekim Qoku, deputetëve Adnan Azizi dhe Hasim Murtezani, si dhe ndaj zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Asnjë institucion i shtetit shqiptar nuk ka të drejtë të trajtojë në mënyrë denigruese përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Veprime të tilla janë të papranueshme, bien ndesh me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur dhe respektuar shqiptarët kudo që jetojnë, si dhe cenojnë frymën e bashkëpunimit dhe të respektit që duhet të karakterizojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Kërkoj që Policia e Shtetit të japë menjëherë një sqarim publik dhe transparent për këtë ngjarje. Çdo veprim i kryer në kundërshtim me ligjin duhet të hetohet me seriozitet dhe çdo person përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi, pa asnjë hezitim.

Shqipëria duhet të jetë gjithmonë një shtet që i mirëpret, i respekton dhe i mbron shqiptarët, jo një shtet ku ata ndihen të fyer apo të penguar. Kjo nuk është vetëm një çështje ligjore, por edhe një detyrim kombëtar e moral.

Akte të tilla dëmtojnë imazhin e shtetit shqiptar, cenojnë marrëdhëniet mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe nuk duhet të përsëriten më kurrë në të ardhmen" - shkroi Bardhi ne Facebook. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI