Flash

Dyshohen se shfrytëzuan detyrën për të përfituar pasuri, gjykata jep masa sigurie për tre ish-funksionarë në Elbasan

Lapsi.al 19 June 2026

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masa sigurie ndaj tre ish-funksionarëve publikë, të cilët dyshohen për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas organit të akuzës, tre personat dyshohet se kanë përdorur detyrën për të përfituar pasurinë e një qytetari.

Njoftimi;

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ ndaj tre ish -funksionarëve të shtetit, G.A, K.H. dhe D.A, Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Hetimet mbi procedimin penal nr.238, datë 02.03.2026, nisën mbi bazën e materialit të ardhur për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga hetimi i deritanishëm ka dyshim të arsyeshëm se ish–funksionarët G.A, K.H dhe D.A, gjatë ushtrimit të detyrës, duke shfrytëzuar funksionet e tyre si Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, në bashkëpunim, kanë shtrënguar me anë të dhunës shtetasin A.B subjekt tregtar, duke shtënë në dorë në mënyrë të padrejtë pasurinë e tij me qëllim moskryerjen e kontrolleve ndaj subjektit që ky shtetas administron, duke cenuar marrëdhëniet juridike që mbrojnë lirinë e personit dhe pasurinë private. Hetimet e kësaj çështje po vijojnë me prioritet, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, me qëllim dokumentimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grup-veprave që lidhen me veprat penale kundër lirisë së personit si dhe pasurimin e paligjshëm e që cenojnë të drejtat pasurore të shtetasve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI