Flash

Ministria e Jashtme zvicerane: Bisedimet SHBA-Iran të së premtes në Zvicër janë anuluar

Lapsi.al 19 June 2026

Ministria e jashtme zvicerane ka deklaruar se bisedimet e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në vendpushimin malor Bürgenstock në Zvicër janë shtyrë.  Përmes një deklarate ajo tha se Zvicra mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime. CNN shkruan se ministria nuk dha asnjë detaj mbi datën e ardhshme të bisedimeve, por tha se puna përgatitore përkatëse në Bürgenstock po vazhdon.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance nuk do të udhëtojë për në Zvicër sipas planit, sepse planet për bisedimet nuk ishin finalizuar. Më herët, nënkryetari tha se kishte ndërmend të udhëtonte për në Zvicër, megjithëse pranoi se koha mbeti e pasigurt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI