Flash

Mbyllet protesta e 45-të, qytetarët marshojnë sërish në Tiranë: Nesër më shumë!

Lapsi.al 15 July 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës shënoi ditën e 45-të radhazi të martën. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin "Skënderbej", marshuan drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Ata ritheksuan se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në arritjen e objektivit të tyre. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si "Rama, jep dorëheqjen!", "Ju erdhi fundi!", "Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe "Shqipëria kërkon revolucion", slogane që tashmë janë kthyer në refrenin e përditshëm të protestave. 

Ndërsa protesta zhvillohej në kryeqytet dhe në Bruksel, kauza e tyre u diskutua edhe gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. I pyetur për projektin e Zvërnecit dhe protestat kundër tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi do të zbatohet duke respektuar standardet europiane dhe se vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces. Nga ana tjetër, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së.

Në përfundim të tubimit, qytetarët u rikthyen sërish para Kryeministrisë, ku mbyllën protestën me brohoritjen "Nesër më shumë!", duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI