Flash

Rama: Projekti në Zvërnec është krenari për Shqipërinë

Lapsi.al 14 July 2026

Gjatë konferencës në Bruksel, kryeministri Edi Rama foli edhe per projektin ne Zvërnec, pér të cilin tha se ai është një krenari dhe do të realizohet sipas rregullave të BE. 


"Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar se, kur thua Bruksel, është një fjalë komplekse, ka shumë organizma. Të gjithë zërat në Bruksel janë të respektueshëm, por një fjalë që merret seriozisht është zëri i Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje, duke qenë shumë i mirëinformuar, bazuar në fakte.

 
Arsyeja pse them gjithmonë se, në këtë botë të informacionit apo sistemeve kaotike dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë dhe të vërtetat e rreme gjejnë hapësirë, Komisioni mbetet ai që mban fort objektivitetin, sepse punon bazuar në fakte dhe të dhëna.

 
Jam i sigurt që edhe ju, nëse do të kishit interes për fakte dhe të dhëna, do të kuptonit se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Projekti i Zvërnecit është ende punë në vazhdim, nuk mund të shihet askund deri më tash, sepse nuk është finalizuar.

Gjithçka po bëhet sipas rregullave qysh prej ditës së parë, pavarësisht emrave. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar tek e vërteta. Ka vetëm një libër rregullash që është për ne, libri i rregullave të Komisionit të BE-së.

Ideja që vendi do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me librin e shenjtë të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë parimet e BE-së, është pretendim pa bazë.


Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën, kjo është ambicia ime. Shqipëria duhet ta bëjë realitet. Në proces do të jemi shumë rigorozë për të krijuar dhe kërkuar standarde.

Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, sepse kemi disa kohë që kemi rënë dakord dhe po punojmë ngushtësisht për atë që do ta zëvendësojë. Nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në PE për ta shfuqizuar.

Duhet të ndryshojmë brenda këtij viti atë që nuk është dakord me BE-në. Ligji për zonat e mbrojtura është ndër më të mirët që kemi, ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në përputhje me standardet e BE-së.

Shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për ta marrë në përputhje, është miratim 100 për qind me standardet e BE-së.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI