Flash

Mbyllet me debate Këshilli Kombëtar i PD, Ilirjana Kuçana kërkon votimin e rezolutës

Lapsi.al 15 July 2026

Është mbyllur me debate mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pasi Ilirjana Kuçana ka kërkuar votimin e një rezolute. Pasi kreu i demokratëve, Sali Berisha ka bërë publikë emrat e kandidatëve për sekretarë dhe të nënkryetarëve, Ilirjana Kuçana është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar zbatimin e statutit në lidhje me rezolutat. Berisha pranoi se kishte folur më herët me Kuçanën, por ai tha se statuti parashikonte ndryshe.

"Ke komunikuar me mua sot, të kam thënë "ndiqe statutin", asgjë nuk ju mohohet" dëgjohet të thotë Berisha duke folur me Kuçanën.

Video më poshtë: 

Më herët, ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e 11 majit i kishte kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, që të mos merrnin porosi nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, për mënyrën e votimit.

"Sot keni përgjegjësinë të votoni sipas ndërgjegjes dhe statutit, jo sipas porosive. Fenomeni i “mulizmit” nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët. Ata presin ripërtëritje, meritokraci dhe një frymë të re.

Mos merrni porosi nga Muli. Merrni përgjegjësinë para demokratëve dhe votoni me zemër, sepse vendimi juaj i sotëm do të përcaktojë besimin e nesërm te Partia Demokratike" ka shkruar ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI