Flash

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S'ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

Lapsi.al 15 July 2026

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka përgënjeshtruar zyrtarisht deklaratat e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili ka pretenduar publikisht se institucioni që ai drejton është penguar prej më shumë se një viti e gjysmë për të kryer auditime në Kadastër.

Gjatë raportimit së saj në nënkomisionin parlamentar për Auditimin e Sektorit Publik, pas pyetjeve të drejtuara nga deputeti Xhelal Mziu, Goxhobelli i cilësoi këto pretendime si të pavërteta dhe të papërputhshme me dokumentacionin zyrtar.

Drejtoresha e ASHK-së bëri me dije se ka vënë në lëvizje Kuvendin dhe Kryeministrin përmes një shkrese zyrtare ku listohen të gjitha auditimet e kryera, duke theksuar se KLSH ka pasur akses të plotë si në dokumente, ashtu edhe në sistemet digjitale. Ajo sqaroi se nga viti 2019 deri në vitin 2026 janë zhvilluar dhjetëra auditime dhe aktualisht dy të tjera janë në proces e sipër, çka rrëzon pretendimet për bllokim.

"Deklaratat publike për 'asnjë lloj aksesi' dhe 'as akses minimal', nuk na rezulton të përputhen me evidencat administrative që kemi në institucion. Të gjithë audituesit kanë pasur rolin audit në përputhje me kuadrin ligjor dhe janë aktivë edhe sot," deklaroi Goxhobelli, duke shtuar se mbetet e paqartë pse kreu i KLSH-së nuk ka zgjedhur rrugën e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional për të sqaruar çdo pretendim përpara se t'i drejtohej Kuvendit.

Në raportimin e saj ajo renditi zbatimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga KLSH, me disa përjashtime të vogla ku ishte e pamundur, sic ishte rasti i punonjësve të larguar nga puna. 

Goxhobelli solli në vëmendje disa raste të rekomandimeve që nuk janë të zbatueshëm. Mes tyre më i cuditshmi ishte një rekomandim që i ishte lënë një drejtorie vendore për të inicuar ndryshime ligjore, dicka që nuk është kompetencë e saj. 

"Po ju sjell një rast. Drejtorisë Kamëz-Vorë i është kërkuar të propozojë ndryshimin e një akti nënligjor, konkretisht VKM-ja 827 e 2020, ku i kërkohet të përcaktojë një nivel tavan të sipërfaqes nga 300 në 500 metra katror. Ky rezulton i pazbatueshëm përsa i përket kompetencës institucionale të drejtorisë vendore. Drejtoria vendore nuk ushtron kompetenca në hartimin e akteve normative, por kufizohen në zbatimin e legjislacionit në fuqi", tha Goxhobelli. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI