Flash

Apeli dënoi me 16 vite burg për Marjo Përlleshajn, babai i Martin Canit: Pretendonim dënim më të rëndë

Lapsi.al 15 July 2026

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Përlleshajn me 16 vite burg për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë.

Babai i Martin Canit, në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, është shprehur se nuk janë të kënaqur me dënimin e autorit, pasi pretendonin më shumë.

 "Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Falë zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Sa i përket autorit, Luisi ishte i vdekur, ndërkohë që Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, tha ai.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI