Flash

Mashtrimi me policët e plagosur, Berisha nxjerr pamjet (VIDEO)

Lapsi.al 2 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan, se ministria e Brendshme ka mashtruar publikisht, pasi në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk ka asnjë polic të lënduar.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim për të "përligjur dhunën e egër, gazin, sprajin, lëndët toksike dhe shkelmat në kokën e protestuesve".

Ndërkohë kryedemokrati ka publikuar dhe videon e një polici ku shihet në ambientet e spitalit, ndërsa një orë më pas i njëjti filmohet duke dalë nga komisariati nr.3.

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Mashtrim publik i Ministrisë së Brendshme!

Në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk rezulton asnjë polic i lënduar!

Të dashur miq, në një mashtrim të shpifur publik, Ministria e Brendshme, për të përligjur dhunën e egër, lëndët toksike, gazin lotsjellës, sprajin e ariut, topat e ujit, shkelmat në kokë, zvarritjet shtazore, torturat në makinat e policisë të protestuesve paqësorë, mashtroi publikisht duke dezinformuar publikun me komunikata për shumë policë të plagosur, pa dhënë asnjë emër dhe asnjë specifikim për llojin e plagëve.

Pas interesit nga departamenti përkatës i Partisë Demokratike pranë urgjencave të institucioneve mjekësore rezulton se, nga dreka, janë dërguar për të simuluar plagosje disa policë, të cilët nuk paraqisnin asnjë plagosje, madje as edhe lëndime të përfillshme, dhe janë larguar ashtu siç i sollën, pa asnjë problem shëndetësor! Në videon më sipër të shpërndarë nga policia, në kuadrin e mashtrimit të ulët publik, paraqitet inspektori Gjoka, i plagosur i policisë, i cili pas 20 minutash rikthehet në aksione brutale kundër protestuesve.

Dënoj me forcën më të madhe këto akte të rënda të mashtrimit publik të narkopolicisë si një vepër penale të rëndë dhe dhunën çnjerëzore që u ushtrua ndaj protestuesve paqësorë.

Të këshilluara

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI