Flash

PAMJE TE RËNDA/ 4 të plagosur nga përplasja me armë në Podujevë

Lapsi.al 2 July 2026

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Podujevë të Kosovës ku 4 persona u plagosën në një përplasje me armë zjarri në mes të qytetit.

3 nga të plagosurit janë anëtarë të të njëjtit fis të cilët janë përfshirë në konflikt ndërsa i plagosuri i katërt është një kalimtar i rastit. Mediat kanë publikuar pamje tronditëse nga ngjarja. 

Në pamje shihet momenti kur të plagosur janë të shtrirë në tokë dhe njëri prej tyre tenton të ngrihet, por autori me armë në dorë e godet me grushte dhe shqelma.

Në këto momente ka ndërhyrë një efektiv policie, i cili e ka neutralizuar autorin dhe më pas është vënë në pranga. 

Ende nuk dihen shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI