Flash

Luis Enrique i trembet sistemeve të Artetës: “Arsenal, skuadra më e mirë mbrojtëse në Europë”

Lapsi.al 28 May 2026

“Nuk besoj se dy skuadrat janë në skaje të kundërta, Arsenal është një skuadër e ndërtuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë së trajnerit të saj: Mikel Arteta është nisur qartë nga ideologjia futbollistike e spanjollit Pep Guardiola, e bazuar te mbajtja e topit. Janë jashtëzakonisht konkurrues dhe pasqyrojnë në mënyrë perfekte personalitetin e Mikel”. Kështu u shpreh trajneri i PSG, Luis Enrique, gjatë një interviste të gjatë për faqen zyrtare të UEFA-s, në prag të finales së Champions League kundër Arsenalit.

“Janë skuadra më e mirë mbrojtëse në Europë prej disa vitesh tashmë dhe kjo është një kombinim shkatërrues, sepse nuk varen nga një lojtar i vetëm. Shënojnë shumë nga goditjet standarde dhe kanë një ekuilibër të jashtëzakonshëm: pësojnë shumë pak dhe në të njëjtën kohë shënojnë shumë gola”, shtoi ai.

“Ndoshta dikush do të thotë se nuk shënojnë me aksione të ndërtuara kolektivisht, por sinqerisht… a ka rëndësi kjo? Mjafton të pyesni tifozët e Arsenalit: ata janë sigurisht shumë të lumtur. Sapo kanë fituar Premier League dhe i përgëzoj. E meritonin që nga fillimi i sezonit, sepse kanë zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm. Kanë qenë shumë pranë fitimit të çdo kompeticioni ku morën pjesë”, vazhdoi Luis Enrique.

“Jemi të ngjashëm në faktin se, ashtu si Arsenali, kërkojmë të nxjerrim maksimumin nga cilësitë tona. Për ta arritur këtë duhet të mbajmë topin dhe të shprehemi përmes lojës. Edhe ne mund të jemi të rrezikshëm në goditjet standarde, por mbi të gjitha na pëlqen të kemi posedimin, të luajmë me topin dhe të gjejmë hapësira për të thyer linjat kundërshtare”, deklaroi sërish Luis Enrique.

"Lojtarët tanë ndoshta kanë karakteristika individuale më të theksuara, por gjithsesi luajnë në mënyrë kolektive. Besoj se po flasim për dy skuadra shumë të mëdha: bashkë me Bayern Munich, ndoshta tri më të mirat në Europë. Për këtë arsye do të duhet të përshtatemi, si në mënyrën e lojës ashtu edhe në mënyrën e mbrojtjes, duke bërë gjëra të ndryshme nga ato që bëjmë zakonisht, nëse duam t’i mposhtim. Ne duam ende të bëjmë histori, besojmë se kemi ende shumë për të arritur. Dhe kjo është diçka e mrekullueshme, shpërblyese, stimuluese, emocionuese”, shtoi ai.

Në fund, një krahasim me finalen e fituar vitin e kaluar ndaj Interit: “Me zikaltërit kishte më shumë presion sepse të gjithë thoshin: ‘Ka ardhur momenti, këtë herë nuk mund të dështojmë’. Këtë herë presioni ekziston gjithsesi, por vjen nga fakti se ndiejmë se e meritojmë këtë arritje, për rrugëtimin që kemi bërë dhe për të gjitha skuadrat e mëdha që kemi eliminuar gjatë rrugës”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës.

Të këshilluara

Rolando Maran gati për debutimin: pa rrjete sociale, me pritshmëri dhe me këshilla nga De Biasi

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë, duke ndarë emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve dhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai thekson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar dhe dëshirën për të ndërtuar një skuadër agresive, me personalitet dhe mentalitet fitues, e cila të përfaqësojë me krenari mbarë kombin.

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI