Flash

Jashtë Manaj e Balliu, bëhen prova me portierët: Maran publikon listën për miqësoret

Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare dhe menjëherë ka pakënaqësi dhe zgjedhje të çuditshme.

Lapsi.al 28 May 2026

Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare dhe menjëherë ka pakënaqësi dhe zgjedhje të çuditshme. Tekniku italian ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit, por ka lënë jashtë si emra të besueshëm, ashtu si ka thirrur lojtarë jashtë forme.

Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa. Nëse ish-lojtari i Napolit ishte i pritshëm duke qenë se hoqi dorë nga kombëtarja e Italisë dy muaj më parë, numri 1 i Partizanit të bën çudi, por justifikohet nga dëmtimi i Dajsinanit nëse zgjedhja duhej bërë nga kampionati i Abissnet Superiore.

Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Portieri i Cagliari-t, jashtë për një kohë të gjatë nga dëmtimi, ndoshta është një test për të parë gjendjen e tij. Nuk thirret Ivan Balliu, që dje ishte në finalen e Conference League, të humbur nga Rayo 1-0 ndaj Crystal Palace, pavarësisht se nuk luajti. Një luks po ta mendosh që pa minuta fare, vazhdon dhe thirret Broja në kombëtare, njësoj si Nedim Bajrami.

Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj. Pritshmëritë ishin të gjithë te Muçi, në periferi të projektit me brazilianin Sylvinho, por pasi fitoi Kupën e Turqisë me Trabzonspor, është i padisponueshëm për thirrjen e parë të Maran.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”). Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. 

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.

Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Të këshilluara

Rolando Maran gati për debutimin: pa rrjete sociale, me pritshmëri dhe me këshilla nga De Biasi

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë, duke ndarë emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve dhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai thekson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar dhe dëshirën për të ndërtuar një skuadër agresive, me personalitet dhe mentalitet fitues, e cila të përfaqësojë me krenari mbarë kombin.

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI