Flash

Gafa e qeverisë britanike/ Familjes siriane i ofrohen 3 mijë paundë të jetojë në Shqipëri 

Lapsi.al 12 October 2026

Gafa e qeverisë britanike/ Familjes siriane i ofrohen 3 mijë

Një familjeje siriane që prej vitesh po përpiqej të ndërtonte jetën e saj në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë nga autoritetet britanike: të marrë 3 mijë paundë ndihmë financiare dhe të nisë një jetë të re në Shqipëri, një vend me të cilin nuk ka asnjë lidhje.

Propozimi i zbuluar nga mediat vendase është bërë përmes një letre zyrtare të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office). Kjo ofertë  ka ngritur pikëpyetje serioze mbi saktësinë e vendimeve që përcaktojnë fatin e mijëra azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumenti, i publikuar nga gazeta skoceze “The Sunday National”, i është dërguar 39-vjeçarit sirian Fadi Alsakka, i cili jeton në Glasgow së bashku me bashkëshorten Lojain dhe dy fëmijët e tyre, Ayman, 11 vjeç, dhe Ayla, 10 vjeçe.

“Kjo ndihmë e konsiderueshme mund t’ju ndihmojë të ndërtoni të ardhmen tuaj afatgjatë, ose atë të familjes suaj, në Shqipëri”, - thuhet në letrën e Home Office.

Për familjen siriane, përmendja e Shqipërisë ishte një surprizë e pakuptueshme, pasi asnjëri prej tyre nuk ka lidhje familjare, shoqërore apo ndonjë histori jetese në vendin tonë.

“Gabime të tilla nuk mund të tolerohen kur kontrollon jetën dhe të ardhmen e njerëzve. Një gabim i tillë mund të jetë fatal”, - deklaroi Alsakka për gazetën skoceze.

Rasti ka nxjerrë në pah shqetësimet për mënyrën se si Home Office trajton dosjet e azilkërkuesve, veçanërisht në një periudhë kur autoritetet britanike po përpiqen të përshpejtojnë shqyrtimin e mijëra aplikimeve të mbetura pezull.

Familja dyshon se gabimi mund të ketë lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset administrative. Këto dyshime janë shtuar pas një raportimi të gazetës “The Independent”, sipas të cilit sistemet e inteligjencës artificiale të përdorura nga Home Office nuk kishin arritur të përmbushnin standardet e kërkuara të saktësisë në 22% të rasteve të shqyrtuara.

“Mbështetja tek inteligjenca artificiale në raste të tilla është e papranueshme”, u shpreh Alsakka. Megjithatë, The Sunday National sqaron se, sipas informacioneve të siguruara prej saj, për familjen siriane nuk është përdorur inteligjenca artificiale.

Alsakka po ndjek studimet për masterin e tij të dytë në Universitetin e St Andrews, ndërsa bashkëshortja studion për master në inteligjencë artificiale në Universitetin e Glasgowt.

Gabimi me Shqipërinë nuk është incidenti i parë administrativ me të cilin familja është përballur. Sipas Alsakkës, autoritetet britanike janë detyruar t’i dërgojnë 6 herë kartat e identifikimit, pasi në 5 përpjekjet e para kishin vendosur gabimisht fotografinë e djalit. Por shqetësimi më i madh lidhet me refuzimin e kërkesës për azil, vendim që familja e ka ankimuar në gjykatë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI