Flash

Lirohet nga burgu biznesmeni Luan Muça, në burg mbeten truprojat e "SWAT"

Lapsi.al 6 September 2026

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Luan Muçën, pronarin e “Delta Group”, pas konfliktit të armatosur me biznesmenin Vasil Bedinaj në ambientet e hotel “Regina Palm” në Vlorë.

Masë më e rëndë është vendosur për Mandrit Lleshajn, pronarin e kompanisë “SWAT Security”, rojet e së cilës shoqëronin Muçën në momentin e konfliktit. Për të, si edhe për Blerim Hetën, shtetas nga Kosova, dhe Klaudio Lleshajn, gjykata ka caktuar masën “arrest me burg”.

Ndërsa për Angjelo Breshanin, person i lidhur me Bedinajn, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit “Range Rover”, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Çështja i ka kaluar strukturës së Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës.

Në qendër të hetimeve mbetet edhe motivi i konfliktit, për të cilin dy biznesmenët kanë dhënë versione të ndryshme.

Vasil Bedinaj ka pretenduar se përplasja lidhet me një gjobë prej 5 milionë eurosh, për të cilën ka akuzuar Luan Muçën. Ky i fundit e ka mohuar këtë version, duke deklaruar se konflikti lidhet me një pronë në bregdetin e jugut dhe me pretendimet e palëve mbi ligjshmërinë e dokumentacionit të saj.

Pas përplasjes në ambientet e hotelit, dy nga personat e përfshirë u aksidentuan në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se dy persona të përfshirë në konflikt ishin punonjës të Policisë Ushtarake. Ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra.

Për konfliktin mes dy biznesmenëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama sipas të cilit në themel të konfliktit qëndron një sipërfaqe toke shtetërore, e cila, sipas tij, do të merret përsëri nga shteti dhe do të kthehet në ullishte.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI