Flash

Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar

Lapsi.al 6 September 2026

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Sarandë pas një hetimi proaktiv dy mujor të zhvilluar nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni, i koduar “Vjeshta”, ka çuar në arrestimin dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, sasi kokaine dhe kanabisi, katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, njësitë operacionale të Fierit dhe Tiranës, si dhe strukturat vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. 

Gjatë kontrolleve në bazë të vendimeve të gjykatës, dy prej të arrestuarve, D. S. dhe Sh. B., u gjetën me nga një armë zjarri pistoletë. Armët janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme nga Instituti i Policisë Shkencore.

Sipas Policisë, lënda narkotike e sekuestruar, kokainë dhe kanabis, ishte ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se ishin për shitje.

Hetimi për këtë grup kriminal kishte nisur më herët. Më 31 korrik 2026, në kuadër të të njëjtit procedim, Policia arrestoi në flagrancë tre persona dhe sekuestroi rreth 5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet dyshohet se personat e përfshirë ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Sarandës, përfshirë plazhet, lokalet e natës dhe zonat pranë shkollave.

Ndërkohë, gjatë operacionit është proceduar në gjendje të lirë edhe një 36-vjeçar nga Lushnja, pasi sipas Policisë ka kundërshtuar shërbimet për të mos lejuar kontrollin në një dhomë hoteli. Në atë ambient u kap një prej personave të arrestuar dhe u gjet një armë zjarri.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI