Flash

Përfundon pa sukses takimi Kurti - Abdixhiku për presidentin e ri

Lapsi.al 4 August 2026

Pas rreth 3 orësh ka përfunduar pa një marrëveshje takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, në të cilin pjesëmarrës tjerë pati nga dy partitë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti tha pas takimit: “Diskutuam çështje të aktualitetit politik, situatës institucionale, sfidave që na presin në aq shumë fusha për progresin që i nevojiten qytetarit të Republikës dhe shtetit tonë. Ndamë edhe shumë brenga, por ka edhe shumë vullnet e zell për të punuar bashkë për të ardhmen, kjo është optimiste për dy subjektet tona dhe një gjë shumë e mirë për vendin tonë”, tha Kurti para mediave.

“Nuk mund të themi që takimet me LDK-në janë ndonjë lajm, është normale që ato të ndodhin”, tha ai.

Ndërsa Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që drejton nuk do të japë mbështetje politike pa u arritur fillimisht një marrëveshje me substancë, duke theksuar se vetëm një marrëveshje e mirë do t’i siguronte të gjitha votat e LDK-së.

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku tha se bisedimet janë ende në proces dhe se për këtë arsye nuk mund të japë më shumë detaje.

“E kam thënë shpeshherë, për marrëveshje të mirë LDK-ja i ka të gjitha votat, për marrëveshje jo të mirë nuk e ka as votën time si kryetar i saj. Pra, nuk mund të diskutoj për mbështetje politike pa pasur substancë. Fillimisht do të ndërtohet marrëveshja e më pas të prezantohet ajo marrëveshje dhe më pas do të flasim për aritmetikë, për numra, për mundësitë e realizimit e kështu me radhë. Në këtë përpjekje po përpiqemi për balancat sociale. Kërkoj falje që s’mund të jap më shumë detaje sepse jemi në proces diskutues dhe ju lutem që të kemi mirëkuptim për këtë çështje sepse po vazhdojmë tutje diskutimet”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse është arritur ndonjë pajtueshmëri me Lëvizjen Vetëvendosje, ai u përgjigj se çdo marrëveshje do të bëhet publike vetëm pasi të finalizohet. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI