Flash

Ky është turisti portugez i vrarë në Ksamil

Lapsi.al 19 August 2026

Ky është 20-vejcari portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në Ksamil nga Sokrat Vata. 
 
I riu ndodhej me një grup shokësh për pushime në Ksamil, ku pas sherri në resort është goditur disa herë me thike duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor mori në pyetje shokët e viktimës,  të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale.

 
Sipas tyre, sherri dyshohet të ketë nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë disa persona.

Në përpjekje për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është futur mes personave të përfshirë në konflikt, me qëllim që t’i ndante.

Por dëshmitarët kanë deklaruar se ndërhyrja e tij përfundoi në mënyrë tragjike. Varela u godit me thikë dhe, pavarësisht ndërhyrjes, plagët rezultuan fatale.

“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e viktimës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI