Flash

Aksidenti në Koman, turistët transportohen me helikopter drejt spitaleve

Lapsi.al 19 August 2026

Pesë turistë kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy skafeve në liqenin e Komanit. 

Burimet për mediat bëjnë me dije se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.

Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

Megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI