Flash

"Kemi bërë një premtim": Gjimshiti tregon paktin e lojtarëve me teknikun Maran, para Bjellorusisë

Fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp, tregojnë një klimë të afërt me trajnerin e ri të Kombëtares.

Lapsi.al 25 September 2026

"Në këto vite kam pasur disa trajnerë dhe taktika të ndryshme. Në kohët e fundit kam folur shumë me Maran, për taktikat dhe gjëra të tjera. Mendoj se do vendosë më të mirën për ekipin, të përshtaten të gjithë lojtarët dhe ajo që na hap rrugën për suksesin". Fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp, tregojnë një klimë të afërt me trajnerin e ri të Kombëtares. Mbrojtësi është gati për sfidën me Bjellorusinë, ashtu si të gjithë të tjerët, që kanë bërë edhe një pakt. 

"Premtimi është se do japim maksimumin - tha Gjimshiti para mediave -. Do jemi të gjithë bashkë si në fitore dhe në humbje. Duam vendin e parë, të kemi mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga duhur". Kapiteni bën dhe një analizë të shpejtë të grupit të Nations League, ku Shqipëria debuton të shtunën në orën 20.45, duke bërë llogaritë edhe me të tjerët që duan vendin e parë: "Ka presion në këtë grup, të gjithë ashtu si edhe ne kemi pretendime për vendin e parë. Unë kam shikuar gjithmonë për maksimumin. Nuk kishim fat me Poloninë për Botëror dhe do ishte arritje e madhe. Prapë do shikojmë, ta përsërisim këtë Europian. Pse jo për herë të tretë".

Në fund edhe një batutë mbi largimin nga Italia në Arabinë Saudite, kampionat për të cilën fton të merret më seriozisht: "Ndoshta i kam hapur rrugën Asllanit (qesh). Ka qenë vendimi im, bashkë me Atalantën në atë kohë. Nga jashtë nuk duket fort, është e mirë apo dobët si ligë, sepse nuk e japin të gjithë televizionet. Është ligë shumë e vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi që kanë ardhur nga Europa në 3-4 vitet e fundit. Nuk është aq e thjesht siç duket. Sidomos për mbrojtësit sepse çdo ekip ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës".

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI