Flash

Kunatin e Hashim Thaçit e largojnë nga policia e Kosovës: Shkak postimet ndaj Kurtit në Facebook

Lapsi.al 13 August 2026

Arben Visoqi, efektiv i Policisë së Kosovës dhe kunat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është larguar nga detyra pas 26 vitesh shërbim.

Sipas tij, vendimi u mor në përfundim të një procedure disiplinore, ku postimet e tij private në Facebook u cilësuan si shkelje e rëndë disiplinore.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Visoqi pretendon se procedura ndaj tij nisi pas një ankese anonime nga Vetëvendosje dhe se shkarkimi lidhet me raportet sinjalizuese që, sipas tij, kishte bërë ndaj disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

"Ne kete rast, drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, ne vend qe te zbatoj ligjshmerine per hetim te raporteve sinjalizuese dhe mbrojtje te sinjalizuesve, i pa zot qe te mirret me çeshtje te ndieshme dhe keqperdorime sistematike dhe masive nga ana e ketyre organeve, gjen menyren me te lehte: kunderigjshmerine, qyqarllekun dhe dorezimin para krimit.

Ne pabesi, por edhe i shtyer edhe nga politika, kete rast Vetvendosja, e cila kishte shkuar aq larg sa te falsifikoj elemente Facebook-u qe do te mirreshin per baze si te mireqena me vone ne proceduren disiplinore ndaj meje, zgjedh te mirret me denoncuesin e krimit, nje punonjesi luftetar te krimit dhe ketyre krimineleve (te dyshuar) brenda Policise.

Ndaj, nje kurreshtar do te pyeste pse Vetvendosje? Sepse, burime nga Vetvendosje me kane çu fjale dhe paralajmeruar per planin qe po pergaditej nga zyra e tyre kunder meje dhe familjes", shkruan ai.

Visoqi pretendon gjithashtu se në procedurën disiplinore janë përdorur elemente të falsifikuara nga Facebook dhe paralajmëron se do ta ndjekë çështjen në gjykatë.

"Tani me mbetet ta mbroj te drejten time ne Gjykate dhe ne instanca tjera, i bindur ne te drejten time ligjore, por…edhe morale. Perndryshe, asnje te keqe s’kam bere (as ligjore e as morale). Prandaj, jam krenar me punen time. Do ta mbaj koken larte edhe tani, dhe gjithmone! Jam krenar me familjen time Visoqi! Jam vellau i deshmorit legjendar Bujar Visoqi! Krenar qe kam luftu per kete vend! Krenar me historine e familjes! Privilegj te jem dhanderr i Hashim Thaqit, daja i 3 djemve te mij! !", shkruan ai. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI