Flash

Gushti nuk e ndaloi dot: Sot 75 ditë protestë përballë qeverisë

Lapsi.al 13 August 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë pritet të zhvillohet edhe këtë të enjte në Tiranë, duke hyrë në ditën e 75-të të mobilizimit të pandërprerë.

Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa kanë deklaruar se protesta do të vijojë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Prej 75 ditësh, protestuesit kundërshtojnë politikat dhe vendimet e qeverisë, duke i konsideruar ato në dëm të interesit publik dhe pasurive kombëtare. Kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI