Flash

Kryeministri u ri britanik jep premtimin e parë: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve

Lapsi.al 20 July 2026

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë në detyrë, të cilin e nisi me premtimin për t’i dhënë fund fenomenit të të pastrehëve që flenë në rrugë në të gjithë vendin.

Burnham, i cili për katër vite ka drejtuar çështjet e strehimit si kryebashkiak i Mançesterit të Madh, deklaroi se qeveria e tij do të angazhohet për eliminimin sa më të shpejtë të fjetjes afatgjatë në rrugë.

“Në ditën time të parë si kryeministër, po njoftoj angazhimin e kësaj qeverie për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur fjetjes afatgjatë në rrugë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha Burnham.

Sipas autoriteteve britanike, qeveria do të investojë 340 milionë paund shtesë në strategjinë kombëtare për të pastrehët. Fondet, të cilat do të sigurohen nga pjesë të papërdorura të buxhetit të departamentit të strehimit, do të përdoren për ndërtimin e 1 200 banesave të reja dhe për të mbështetur rreth 3 000 persona gjatë pesë viteve të ardhshme.

Andy Burnham është i njohur për politikat e tij në këtë fushë, përfshirë programin “Një Shtrat Çdo Natë”, i cili synon sigurimin e strehimit emergjent për personat në vështirësi, si dhe skemën “Housing First”, që fokusohet në sigurimin e strehimit afatgjatë për të pastrehët.

Megjithatë, premtimi i tij është pritur me kritika nga kundërshtarët politikë. Ata argumentojnë se gjatë katër viteve të fundit, periudhë kur Burnham ka drejtuar si kryebashkiak Mançesterin e Madh, numri i personave që flenë në rrugë është rritur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI