Flash

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Sokrat Vata dhe 10 të arrestuar dalin sot para gjykatës

Lapsi.al 21 August 2026

Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të arrestuar pas vrasjes së 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil dalin këtë të premte para Gjykatës së Sarandës. Sot pritet të caktohen masat e sigurisë ndaj tyre. I riu, me shtetësi portugeze dhe banim në Francë, u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit, vetëm dy ditë pasi kishte mbërritur në Shqipëri. 

Sipas hetimeve, konflikti nisi pas një feste në klubin “Principote”. Pas daljes nga lokali, mes disa turistëve pati debat me tone të larta. Në konflikt ndërhynë më pas edhe punonjës të kompleksit. Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas 'Bluve' e ka goditur me grushta 20-vjeçarin, në momentin që Vata e ka qëlluar me thikë. Mendes humbi jetën në një shezlong pranë klubit.

Vata u arrestua më pas në Levan. Ai u gjet i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, të cilët dyshohet se po e ndihmonin të largohej drejt Tiranës. Heurtevent vijon të jetë në kërkim. Në pranga përfunduan edhe katër kamerierë dhe katër truproja të kompleksit. Mes truprojave ka një efektiv policie, një punonjës burgu dhe një polic bashkiak. Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe nuk njoftuan policinë. Në kërkim është shpallur edhe pronari i “Principote”, i cili dyshohet se ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes, por u largua pa e kallëzuar atë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI