Flash

Komandanti i NATO-s tregon pse Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane

Lapsi.al 28 September 2026

Rusia po përdor një gamë të gjerë veprimesh hibride për të dobësuar vullnetin e vendeve që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, paralajmëroi Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Alexis Grinkevich, gjatë dëshmisë së tij para parlamentarëve evropianë të hënën.

Sipas Grinkevich, Moska po përpiqet të mbjellë dyshime, të rrisë presionin ndaj qeverive evropiane dhe, në fund të fundit, të ndikojë në vendosmërinë e tyre për të vijuar mbështetjen ndaj Kievit.

 
Ai theksoi se përgjigjja ndaj kësaj strategjie nuk duhet të jetë tërheqja, por forcimi i vullnetit politik për të mbështetur Ukrainën.

“Nëse ka një sulm hibrid ndaj vendit tuaj, forcimi i vullnetit për të mbështetur Ukrainën do t’u tregojë rusëve se strategjia e tyre nuk po funksionon dhe ndoshta do t’i bëjë ata të tërhiqen nga kjo strategji”, tha Grinkevich.

Komandanti suprem i NATO-s vuri gjithashtu theksin te rëndësia e përcaktimit publik të përgjegjësisë për sulmet hibride. Ai u bëri thirrje shteteve anëtare që, kur kanë prova të mjaftueshme dhe një shkallë të lartë sigurie për origjinën e një sulmi, të emërtojnë publikisht shtetin përgjegjës.

Sipas tij, publikimi i identitetit të atyre që qëndrojnë pas këtyre veprimeve mund të shërbejë si masë parandaluese, duke rritur kostot politike për shtetet që i organizojnë, i mbështesin ose i lehtësojnë ato.

Grinkevich nënvizoi se aleatët e Ukrainës nuk duhet të lejojnë që operacionet hibride të dëmtojnë kohezionin e tyre apo të kufizojnë mbështetjen e vazhdueshme për Kievin.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për kërcënimet hibride, duke përfshirë sulmet kibernetike, aktet e sabotimit dhe operacione të tjera që qeveritë dhe shërbimet e sigurisë evropiane i kanë lidhur herë pas here me Rusinë ose me rrjete që dyshohet se veprojnë në interes të saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI