Flash

Kërkoi masa kundër Ebolës, politikani në Kongo rrihet për vdekje dhe i digjet shtëpia

Lapsi.al 28 September 2026

Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik, ku bëri thirrje për masa parandaluese kundër epidemisë së Ebolës. Ngjarja ndodhi të dielën në Butembo, në provincën e Kivusë së Veriut. Marie-Celestine Carontois, presidenti në detyrë i komitetit ekzekutiv federal të partisë UDPS në Butembo, u sulmua nga banorë të zonës pas daljes së tij në radio.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, sulmuesit i morën sendet personale dhe i vunë flakën banesës, ku pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë pak më vonë. Ende nuk dihet identiteti i autorëve, numri i personave të përfshirë apo motivi i saktë i sulmit. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet dhe mosbesimin e vazhdueshëm të një pjese të popullsisë ndaj ekipeve që po përballen me epideminë e Ebolës.

Vetëm një ditë më parë, persona të armatosur sulmuan një pikë kontrolli në zonën e Benit, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në vend ka kaluar 8 mijë, ndërsa viktimat kanë arritur në 3,901. Shpërthimi, i shkaktuar nga lloji Budibugyo i virusit, është raportuar si më i madhi dhe më vdekjeprurësi në historinë e Republikës Demokratike të Kongos.

Të këshilluara

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI