Flash

Kërkoi ryshfet për një vend pune, arrestohet shoferi i zyrtarit të lartë në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 6 September 2026

1788705189_arrestim.jpg
Një skandal korrupsioni ka përfshirë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku është arrestuar shoferi i një zyrtari të lartë, i dyshuar se i kishte kërkuar 1.500 euro një qytetari me premtimin se do t'i siguronte një vend pune.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari pretendonte se kishte ndikim te zyrtarë të Qytetit të Shkupit dhe se mund të ndërhynte për punësimin e qytetarit në konkursin për pranimin e zjarrfikësve.

Rasti u zbulua pasi qytetari e denoncoi në polici. Pas hetimeve, autoritetet organizuan dorëzimin e kontrolluar të parave dhe më 4 shtator e kapën të dyshuarin në flagrancë duke marrë 500 euro, pjesë e shumës prej 1.500 eurosh që dyshohet se kishte kërkuar.

Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale "Pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm", ndërsa gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Sipas autoriteteve maqedonase, i arrestuari ishte i punësuar në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shërbente si shofer i një funksionari të lartë qeveritar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI