Flash

Zelensky i shkruan Trump, kërkon raketa amerikane

Lapsi.al 27 May 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Përmes kësaj letre, Zelensky i ka kërkuar Trump të furnizojë Kievin me më shumë raketa. 

Mediat shkruajnë se i vetmi mjet që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat interceptuese të prodhimit amerikan të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Apeli vjen ndërsa Rusia intensifikon sulmet masive ajrore në Ukrainë dhe kërcënon publikisht një valë të re sulmesh me rreze të gjatë në Kiev. Kjo duke përfshirë sulme në ato që Moska i përshkroi si qendrat vendimmarrëse të Ukrainës.

"Kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore kundër raketave, ne mbështetemi te miqtë tanë. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër raketave balistike, ne mbështetemi pothuajse ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara," thuhet në letër.

Të këshilluara

Izraeli lëshon paralajmërime për evakuime në Liban: Hezbollahu ka shkelur armëpushimin

Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për banorët në Libanin jugor këtë pasdite. Ata që janë në qytetin e Tiros po u thuhet të largohen me paralajmërimin e ushtrisë izraelite për sulme. “Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga partia terroriste Hezbollah dhe shënjestrimit të territorit izraelit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë […]

17:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI