Flash

Gjykata: Në Itali hotelet nuk janë të detyruara t’u japin turistëve ujë rubineti

Lapsi.al 27 May 2026

Gjykata Supreme e Italisë i dha të drejtë një hoteli me 5 yje në Dolomite se veproi ligjërisht kur refuzoi t'i siguronte ujë çezme një turisteje.

Në vitin 2019-të, gruaja e kishte hedhur në gjyq hotelin “Sassongher” në Corvara pasi i kishin shërbyer vetëm ujë mineral të ambalazhuar me vlerë 7 euro. Ajo pretendoi se “uji është një burim natyror dhe një e drejtë universale e njeriut”. 

Sipas raportimeve të shtypit italian, gruaja kërkoi vazhdimisht ujë çezme gjatë konsumimit të vakteve të saj, madje duke qenë e gatshme ta paguante. Kërkesa e saj u refuzua dhe, në vend të kësaj, çdo mbrëmje në darkë, për 7 ditët e qëndrimit, ajo gjeti mbi tavolinë një shishe me ujë mineral 0.75 litra, me vlerë 7 euro.

Gjatë qëndrimit të saj, turistja u ankua se asaj “i mohohej vazhdimisht mundësia për të konsumuar ujë rubineti dhe, në vend të kësaj, detyrohej të blinte ujë të ambalazhuar”.

Gjykata Supreme italiane e hodhi poshtë kërkesën e saj për kompensim prej 2,700 eurosh për vuajtje mendore dhe dëme financiare. Silvio Belardi, avokati që përfaqëson hotelin, i tha gazetës Corriere Alto Adige se gjykata vendosi që "nuk ka detyrim për të siguruar ujë çezme".

Sipas medias, gruaja në fjalë, identiteti dhe statusi i së cilës nuk publikohen, e kishte ngritur fillimisht padinë në një gjykatë të shkallës së parë në Romë. 

Ajo argumentoi se refuzimi i stafit për të siguruar ujë çezme shkelte të drejtat e saj si konsumatore, pasi uji është një element bazë i shërbimit hotelier, analog me "gjetjen e një shtrati me çarçafë" dhe "sapun në banjo".

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë e rrëzuan padinë e saj, duke vendosur se ligjet dhe rregulloret italiane nuk i detyrojnë hptelet t'u ofrojnë ujë çezme mysafirëve dhe se vendimi për ta bërë këtë varet nga zgjedhjet individuale të secilit hotel. 

Të kërkosh ujë çezme në një restorant italian në përgjithësi konsiderohet shkelje e etiketës, veçanërisht nëse kamerieri të ka ofruar tashmë mundësinë e zgjedhjes së ujit me shishe ose të gazuar. Megjithatë, ndërsa klientët bëhen gjithnjë e më kërkues në përpjekjet e tyre për të zvogëluar përdorimin e plastikës, gjithnjë e më shumë restorante po ofrojnë ujë çezme të filtruar si një opsion. 

Dyqanet e pijeve alkoolike në të gjithë Anglinë dhe Uellsin janë të detyruara me ligj të ofrojnë ujë të pijshëm falas nëse u kërkohet. ©Me informacione nga BBC, Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI