Flash

"Ju erdhi fundi"/ Marshim në rrugët e Tiranës në protestën e 39-të

Lapsi.al 8 July 2026

Protesta e 39-të kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si:“Edi Rama, SPAK-you”, “Rama në burg” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar itinerarin në rrugët e Tiranës.

Në protestë janë shfaqur edhe pankarta me mesazhe politike, ku lexohej: “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, dhe “Vetëm burgu e kthjellon”.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e lëvizjes.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik. /LAPSI.al

Të këshilluara

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI