Flash

Jehonë ndërkombëtare për protestën/ Bloomberg: Rritet presioni ndaj qeverisë në Tiranë

Lapsi.al 24 October 2026

Jehonë ndërkombëtare për protestën/ Bloomberg: Rritet

Protesta e 24 tetorit në Tiranë ka hyrë edhe në vëmendjen e medias amerikane Bloomberg, e cila raporton për zgjerimin e lëvizjes dhe rritjen e kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas medias amerikane, protestat e drejtuara nga studentët vijojnë prej afro dy javësh, ndërsa rrënjët e pakënaqësisë lidhen edhe me tubimet e nisura muaj më parë kundër projektit për një resort luksoz në jug të vendit. Bloomberg shkruan se në protestën e së shtunës studentëve iu bashkuan pedagogë, mësues, përfaqësues të opozitës dhe figura të tjera publike.

Raportimi ndalet edhe te përplasjet në qendër të Tiranës. Protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera drejt policisë, ndërsa në disa zona u dogjën kosha mbeturinash. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë gome. Sipas Bloomberg, tensionet nuk mbetën vetëm në bulevard, por u zhvendosën edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Media rikujton gjithashtu deklaratat e Ramës para protestës, ku kryeministri tha se qeveria po punonte për masa që lidhen me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI