Flash

Tensione në protestë, fishekzjarre drejt selisë së PS dhe efektivëve

Lapsi.al 24 October 2026

Tensione në protestë, fishekzjarre drejt selisë së PS dhe

Tensionet në Tiranë janë përhapur në disa zona në qendër të kryeqytetit, me incidente pranë institucioneve dhe përplasje të vazhdueshme me policinë.

Një pjesë e protestuesve i kanë vënë zjarrin hyrjes së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa drejt bashkisë së Tiranës janë hedhur shishe molotov.

Situata është tensionuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku janë përdorur mjete piroteknike. Fishekzjarrë janë hedhur gjithashtu drejt selisë së Partisë Socialiste dhe pranë Bankës së Shqipërisë, ku përballë protestuesve janë pozicionuar efektivë policie.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmat. Gjatë mbrëmjes janë raportuar edhe kosha mbeturinash të djegur, bllokime në disa rrugë dhe përplasje sporadike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI