
Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga ndërhyrja brutale e policisë, pas mësymjes së kësaj të fundit ndaj protestuesve. Zotëria shihet pa ndjenja në tokë si pasojë e dhunës brutale të policisë në kokë, ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për ta dërguar në spital.
Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë te spitali i Traumës. Policia ka ndërhyrë në mënyrë barbare, duke dhunuar protestuesit edhe duke i lënë të plagosur rëndë.