
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në sheshin “Skënderbej”, ku drejt efektivëve është hedhur një numër i madh fishekzjarrësh. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, por protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonë dhe të hedhin mjete piroteknike.
Gjatë tensioneve, disa efektivë janë parë të pajisur me shkopinj druri, ndërsa situata në shesh mbetet e acaruar. Më pas, një pjesë e protestuesve është zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste, ku janë hedhur sërish fishekzjarrë në drejtim të godinës.
Forcat e policisë janë pozicionuar pranë selisë së PS-së, ndërsa kordone të tjera vijojnë të qëndrojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Tensionet vijnë pas disa orësh përplasjesh në zona të ndryshme të Tiranës, ku gjatë ditës janë përdorur molotovë, mjete piroteknike dhe gaz lotsjellës.