Flash

Izraeli armatos Greqinë, sistem i ri për mbrojtjen ajrore

Lapsi.al 23 July 2026

"Mburoja e Akilit" është emri që Greqia i ka vënë sistemit të ri të mbrojtjes ajrore, me të cilin synon të mbrohet nga raketat balistike, sulmet ajrore dhe dronët. Projekti me vlerë 3.5 miliardë euro do të ndërtohet me teknologji izraelite dhe është pjesë e planit të Athinës për modernizimin e forcave të armatosura.

Paketa e miratuar përfshin gjithashtu disa lloje dronësh, tre avionë transportues ushtarakë C-390 të prodhuesit brazilian Embraer, 10 mini-nëndetëse britanike VICTA për operacione speciale, si dhe dronët amerikanë V-BAT dhe dronët Heron nga Izraeli. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha se Këshilli i Sigurisë i Greqisë (KYSEA) miratoi të enjten kontratat e prokurimit, pasi kishte dhënë miratimin paraprak për projektin më herët gjatë këtij viti.

Sistemi "Achilles Shield" do të ndërtohet mbi radarët dhe raketat e kompanive izraelite Rafael dhe Israel Aerospace Industries (IAI), duke krijuar një mbrojtje kundër raketave balistike, sulmeve ajrore dhe dronëve. "Do të jetë gati dhe plotësisht funksional brenda 35 muajve, duke nisur nga sot", deklaroi Dendias. Ai shtoi se të paktën 25% e sistemit do të prodhohet nga kompani greke.

Aktualisht, Greqia përdor sistemet amerikane Patriot dhe sistemet ruse S-300 për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. Vendi ka planifikuar të investojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për modernizimin e forcave të armatosura. Programi përfshin edhe blerjen e deri në 40 avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara, si dhe fregatave nga Franca dhe Italia.

Dendias bëri të ditur se Këshilli i Sigurisë ka miratuar gjithashtu blerjen e tre avionëve transportues C-390, 10 mini-nëndetëseve britanike VICTA për operacione speciale, dronëve amerikanë V-BAT dhe dronëve Heron nga Izraeli.

Greqia shpenzon rreth 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një nga përqindjet më të larta mes vendeve të NATO-s, për shkak të mosmarrëveshjes së kahershme me Turqinë. Greqia dhe Izraeli kanë zhvilluar vitet e fundit një bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes. Dy vendet operojnë një qendër stërvitore ajrore në territorin grek, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake çdo vit dhe bashkëpunojnë në sistemet kundër dronëve dhe sigurinë kibernetike.

Vitin e kaluar, Athina bleu 36 sisteme artilerie raketore të prodhuara në Izrael në një marrëveshje me vlerë rreth 650 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI