Flash

“Ishte e tmerrshme!” Anne Hathaway kërkon falje pas videos virale nga tapeti i kuq

Lapsi.al 1 October 2026

“Ishte e tmerrshme!” Anne Hathaway kërkon falje pas videos

Anne Hathaway ka reaguar pas videos virale nga premiera e “Verity”, ku aktorja shihet duke u dhënë udhëzime fotografëve se ku duhet të drejtonin aparatet gjatë pozimit në tapetin e kuq.

43-vjeçarja e komentoi momentin gjatë emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, duke pranuar se pamjet i duken tashmë po aq të sikletshme sa edhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Është diçka e tmerrshme. Është materiali i maktheve”, tha Hathaway, teksa videoja u shfaq në ekran.

Në pamjet që u bënë virale, aktorja qëndronte mes kolegëve të saj, Dakota Johnson dhe Ismaël Cruz Córdova, dhe nisi t’u tregonte fotografëve se në çfarë drejtimi do të pozonin.

“Do të fillojmë nga e majta dhe pastaj do të kalojmë në atë anë”, u tha ajo fotografëve, ndërsa i drejtonte njëri pas tjetrit.

Dakota Johnson, 36 vjeçe, reagoi me humor duke thënë: “Dhe pastaj unë do të iki.”

Duke parë videon në emision, Hathaway mbuloi fytyrën nga sikleti dhe shpjegoi se në atë moment thjesht po përpiqej të ndihmonte.

“Po përpiqesha të isha e dobishme. Ishim shumë veta dhe fotografët po mërziteshin, ndërsa atmosfera po ndryshonte”, tregoi aktorja.

Megjithatë, Hathaway pranoi se sapo mbaroi gjithçka, mendimi i parë që i erdhi ishte: “Oh, jo!”

“Ju kërkoj falje të gjithëve. Ajo vajza doli në skenë mbrëmë. Në fakt, nuk doli për të luajtur. Doli për punë”, tha ajo me humor.

Videoja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një përdorues e quajti Hathaway me shaka “policja e trafikut të tapetit të kuq”.

Pavarësisht momentit viral, aktorja tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj në premierën e “Verity”, ku u shfaq me një fustan të zi pa rripa nga Prabal Gurung, duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Hathaway është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman. Çifti ka tashmë dy djem, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI