Flash

“I djeg kësula”, Berisha vë Ramën në qendër të debatit për UÇK-në

Lapsi.al 17 September 2026

Kryedemokrati Sali Berisha foli serish për denimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Duke e cilësuar të gjithë procesin një kaos të paimagjinueshëm ligjor, tha se në gjithë këtë vorbull, shefi i qeverisë shqiptare ka rolin më negativ.

"Në vorbullën e këtij problemi, rolin më negativ, ua them shqiptarëve me përgjegjësi absolute e ka luajtur Edi Rama.

Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotmen.

Është mjaftuar me fjalën e një plake, marre! Marre!! Lau duart si Pons Spilati.  E bëri në mënyrë të shpëlarë, se i djeg kësula se e ndjen përgjegjësinë që ka. Të njëjtën gjë bëri në Këshillin e Europës”, theksoi më tej kreu i opozitës në Opinion. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI