Flash

Kapet hajduti serial në Shkodër/ Bashkëpunoi me një të mitur, në banesë iu gjet drogë

Lapsi.al 6 September 2026

Një 20-vjeçar është arrestuar sot në 6 shtator në Shkodër, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje në bashkëpunim me një të mitur. Sipas Policisë, të dyshuarit kanë vjedhur në raste të ndryshme motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal, në Shkodër dhe Velipojë. Gjatë operacionit të koduar “Recently”, policia ka sekuestruar dy motomjete të dyshuara të vjedhura, të cilat dyshohet se janë përdorur në aktivitetin kriminal.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit u gjet edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis sativa. Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera vjedhjeje, ku mund të jetë përfshirë i arrestuari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI