Flash

Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

Lapsi.al 12 June 2026

Vizitorët e huaj dominojnë pothuajse tërësisht tregun e akomodimit afatshkurtër në Shqipëri, ndërsa Franca rezulton vendi me peshën më të madhe në netët e qëndrimit të rezervuara përmes platformave Airbnb dhe Vrbo.

Sipas të dhënave të AirDNA(kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) të vena në dispozicion për “Moitor”, 97% e të gjitha qëndrimeve në apartamente turistike gjatë 12 muajve të fundit janë realizuar nga vizitorë që vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Analiza e origjinës së turistëve, bazuar në të dhënat e vlerësimeve të përdoruesve të Airbnb, tregon se Franca përbën tregun më të madh të huaj për Shqipërinë, me 18% të netëve të qëndrimit.

Ky grup ka pasur një rritje të dukshme sidomos vitin e shkuar diçka që po reflektohet edhe këtë  vit. Madje për herë të parë francezët këtë verë po vijnë me kontrata garancie dhe në formë të organizuar në rajonin e Golemit dhe Durrësit.

Gjermania nga ana tjetër renditet e dyta me 14%, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 12% të kërkesës totale. Mbretëria e Bashkuar zë 11%, ndërsa Holanda 4%.

Pesë tregjet kryesore përfaqësojnë së bashku gati 60% të të gjitha qëndrimeve të realizuara nga turistët e huaj në Shqipëri gjatë vitit të fundit.

Të dhënat historike tregojnë gjithashtu një ndryshim gradual të përbërjes së kërkesës ndërkombëtare. Gjatë pesë viteve të fundit është rritur pesha e turistëve që vijnë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda.

Në të kundërt, pjesa e tregut e përfaqësuar nga vizitorët amerikanë rezultoi më e lartë gjatë vitit 2021, menjëherë pas pandemisë, përpara se të zbriste gradualisht në vitet pasuese.

Sipas AirDNA, Shqipëria vazhdon të mbështetet kryesisht te kërkesa ndërkombëtare në sektorin e akomodimit afatshkurtër, me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të tregut vendas.

Shifrat e vitit të fundit tregojnë se pothuajse e gjithë kërkesa në platformat Airbnb dhe Vrbo gjenerohet nga vizitorë të huaj, ndërsa tregjet e Evropës Perëndimore përbëjnë pjesën më të madhe të netëve të qëndrimit në vend.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Shqipëria ka regjistruar zgjerim të vazhdueshëm të ofertës turistike dhe rritje të kërkesës në tregun e akomodimit afatshkurtër, duke u renditur ndër tregjet me ritmet më të larta të zgjerimit në rajonin e Ballkanit./MONITOR

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI