Flash

“The Guardian”: Pse Shqipëria nuk është vetëm në luftën e saj

Lapsi.al 11 June 2026

“The Guardian” shkruan se Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit, ka finalizuar një marrëveshje me zyrtarët shqiptarë për ndërtime në ishullin e Sazanit në detin Adriatik. 

Projekti prej 1.6 miliardë dollarësh pritet të ndërtojë pasuri të paluajtshme luksoze turistike në ishullin e paprekur dhe në ujërat dhe ligatinat përreth. 

“Të shqetësuar nga ndikimi i mundshëm mjedisor i planit dhe mundësia e marrëveshjeve korruptive, demonstruesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë duke kërkuar ndërprerjen e projektit” – shkruan “The Guardian”. 

Cate Brown, reporterja politike e “The Guardian ka bërë një video-reportazh mbi atë që lidhet me marrëveshjen e pasurive të paluajtshme e Kushnerit në ishullin e Sazanit dhe pse Shqipëria nuk është vetëm në luftën e saj. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI