
Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar një shtim të konsiderueshëm të fluksit të lëvizjeve në pikën kufitare Kakavijë. Emigrantët që kanë qenë me pushime në Shqiperi kanë nisur kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë duke shkaktuar fluks dhe rradhë në pikën më të madhe doganore me shtetin grek.
Pala shqiptare është duke punuar me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje ndërkohë që pala greke funksionon vetëm me nje sportel në hyrje, çka bën që lëvizja të jetë mjaft e ngadaltë.
Në 24 orët e fundit shërbimet e policisë në Kakavijë kanë përpunuar 11534 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3932 në hyrje dhe 7602 në dalje, si dhe 3228 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1046 në hyrje dhe 2182 në dalje.