Flash

Detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin/ Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur

Lapsi.al 24 August 2026

Një pritë e armatosur në rrugën e Xhanit në Dukagjin i mori jetën babë e bir, Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç. Në atentat mbeti i plagosur edhe Lazër Bashi, i cili ndodhej rastësisht në automjet.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur teksa viktimat po udhëtonin me një fouristradë nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin në drejtim të Shkodrës. Rreth dy kilometra pas ndarjes së rrugës së Pultit me Shoshin, automjeti është qëlluar me breshëri nga persona ende të paidentifikuar.

Shoferi, Lekë Gjoni humbi jetën në vend, ndërsa bashkë me të u vra edhe babai i tij, Prelë Gjoni. Mjeti përfundoi në anë të rrugës pas breshërisë së armëve. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autorët kanë përdorur të paktën dy armë, një kallashnikov dhe një MP5, çka përforcon dyshimet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona.

Lazër Bashi, i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit, mbeti i plagosur. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit rreth orës 17:20, në zonë u nisën forca të shumta policie, ndërsa në operacion u angazhuan edhe efektivë të RENEA-s. 

Hetuesit kanë nisur kontrollet në zonën përreth për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Terreni i thyer, mungesa e sinjalit telefonik dhe e kamerave të sigurisë në rrugët e zonës e vështirësojnë ndjeshëm punën për gjurmimin e tyre. Familjarët e Prelë dhe Lekë Gjonit kanë deklaruar para hetuesve se babë e bir nuk njiheshin si persona problematikë dhe nuk kishin dijeni për konflikte të mundshme. Sipas tyre, një ditë para ngjarjes ata kishin shkuar në banesën e vjetër në Dukagjin, ku mbanin edhe disa koshere bletësh dhe po ktheheshin drejt banesës së tyre në Grudë të Shkodrës.

Pavarësisht deklarimeve të familjarëve se viktima nuk kishte konflikte, grupi hetimor po verifikon disa pista. Një prej tyre lidhet me jetën personale të 57-vjeçarit dhe divorcin e tij rreth tre muaj më parë nga bashkëshortja, me të cilën kishte katër fëmijë. Megjithatë, deri tani nuk ka prova konkrete që e lidhin divorcin me atentatin dhe kjo mbetet vetëm një pistë hetimore. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur motivin, identifikuar autorët dhe dokumentuar dinamikën e plotë të vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes. Pamjet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë intensitetin e sulmit, me automjetin e viktimave të goditur nga një numër i madh plumbash, ndërsa autorët kanë mundur të largohen nga zona përpara mbërritjes së forcave të Policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI