Flash

Fluks i lartë në Morinë, shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit

Lapsi.al 29 August 2026

Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit të gushtit.

  
Pushuesit thonë se po shfrytëzojnë temperaturat e favorshme për të kaluar ditët e fundit të verës në bregdetin shqiptar, edhe pse për shumë prej tyre kjo është një tjetër vizitë gjatë këtij sezoni.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë hyrë 52 mijë e 864 shtetas dhe 13 mijë e 531 automjete.

Në të njëjtën periudhë, nga vendi kanë dalë 35 mijë e 72 shtetas dhe 11 mijë e 238 automjete.

Fluksi mbetet i lartë edhe në bilancin e pesë ditëve të fundit. Nga 24 deri më 28 gusht, përmes Morinit kanë hyrë në Shqipëri 152 mijë e 694 shtetas dhe 46 mijë e 870 automjete.

Ndërkohë, në dalje janë regjistruar 121 mijë e 846 shtetas dhe 37 mijë e 148 automjete.

Pika e Morinit mbetet një nga akset kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa autoritetet vijojnë menaxhimin e fluksit për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë të udhëtarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI