Flash

"Final 4" nuk i pëlqen askujt, Duka mendohet: "Numri nuk ndryshon, formatin duhet ta diskutojmë"

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka mbyllur hapësirën për shtimin e numrit të skuadrave, por për Final 4 ka lënë një shteg ndryshimi

Lapsi.al 31 May 2026

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, sigurisht që nuk është kënaqur duke parë stadiumet bosh në atë Final 4 që u aplikua pikërisht për të sjellë të ardhura skuadrave përmes shitjes së biletave. Në këto edicione të fituara nga Egnatia gjërat nuk kanë shkuar si duhet për nga interesi, pavarësisht se numri 1 i Federatës mundohet ta justifikojë me "rivalitetin sportiv": “Një sezon i gjatë, pothuajse në fund të majit të gjitha kanë përfunduar. Deri në ditën e fundit tre ekipe ishin në garë për titull, fati i buzëqeshi Egnatias, por edhe kontributi, pasi fitoi edhe ndeshjet e Final Four. Për mua një kampionat i bukur, me garë, por edhe në luftën për rënien nga Kategoria". 

E duke qenë se u pa një fazë e katërt ku skuadrat e fundit fitonin në vazhdimësi me ato të kreut, sigurisht që formati do të vihej në diskutim. Vetëm se Duka e ka mbyllur hapësirën për shtimin e numrit të skuadrave, por për Final 4 ka lënë një shteg ndryshimi: "Është e pamundur që të kemi një ndryshim të numrit të skuadrave, në rregullat e FSHF-së. Ndërsa për formatin, është diçka që ne duhet ta diskutojmë. Mesa duket, le të themi tifozëritë e rretheve e kanë të vështirë të udhëtojnë në Tiranë. Pjesëmarrja në Final Four nuk ka qenë e kënaqshme, sigurisht e ka penalizuar mospjesëmarrja e Partizanit dhe Tiranës. Kështu që, për edicionin tjetër do të rishohim se çfarë formati do të kemi. Skuadra nuk do të shtohen në edicionin 2026/2027, nuk e di nëse do të luajnë katër faza apo do të ketë play off. Do i shohim të gjitha versionet dhe do të marrim një vendim".

Përsa i përket fituesit, me Egnatian për herë të 3-të radhazi kampione, Duka nuk është se shqetësohet: "Do të më pëlqente që të kishte shpërndarje, por nuk është vendim që e marrim ne. E marrin vetë ekipet me atë që japin në fushë. Kisha vërtetë dëshirë që Elbasani ose Vllaznia që e pret prej shumë vitesh këtë titull tia dilnin. Por ky është futbolli, nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël”.

Të këshilluara

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.,Kreshnik Tartari

01:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI