Flash

Fabula e re e Edi Ramës: Shqiptarëve pasqyrën, për vete milionat

Në sallat mortore të rilindjes, të gjithë e dinë se pallavrat e kryeministrit nuk mund ta ndryshojnë realitetin ku ata e kanë sjellë vendin. Asnjë pasqyrë nuk reflekton dot një Shqipëri tjetër nga ajo që ekziston në të vertetë.

Armand Shkullaku 3 September 2026

Qeverisja e vendit ka hyrë në një fazë terminale, ku kryeministri bën sikur drejton dhe ata që ka poshtë bëjnë sikur e dëgjojnë. I shteruar nga idetë dhe i konsumuar nga skandalet kriminale, Edi Rama po përpiqet të thurrë një rrëfim të ri për të shtyrë fundin e tij të afërt. Por as për këtë, një talent i dikurshëm i tij, nuk është më në gjendje. 

Sallat ku ai flet u ngjajnë shtëpive funerale, ku të pranishmit mbajnë kokat ulur nga sikleti ndërsa i zoti shtëpisë nuk e kupton se kur duhet të heshtë. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se realiteti jashtë atyre sallave është krejt ndryshe nga pallavrat e liderit për rritjen e pritshëmrive të qytetarëve, mungesën e empatisë së administratës e dokrra të tjera skizofrenike të një njeriu, të cilit, frika nga e nesërmja pa pushtet, po ia rrënon edhe dinjitetin.

Edi Rama po flet këto ditë për një qeverisje që duhet të jetë pranë halleve të qytetarëve, për punësime me meritë dhe jo me sekserë partie, për administratë që mbaron punë sipas ligjit dhe jo sipas xhepit. Po prezanton teza e platforma, radarë e pasqyra sikur ka zbuluar më në fund, pas 15 vjetësh, se si mund ta shpëtojë Shqipërinë. Kur dëgjon argumentimin e mjerë të kryeministrit, se si me besë e me empati do zgjidhë krizën ku e ka futur vendin, pyetja e parë që të vjen ndërmend është: a i beson edhe ai vetë këto sajesa banale?

Sado të ketë pësuar transformime nga dhjamosja dhe paranoja e pushtetit, truri i Edi Ramës e proceson faktin se pasqyra nuk mund ta ndryshojë fatin e qeverisë së tij. Përkundrazi, sa herë të hedhësh sytë do të të tregojë njollat e kalbësisë së një sistemi që u ngrit mbi vjedhjen dhe krimin. Kryeministri e di këtë, ashtu siç e di se është i pafuqishëm të drejtojë vendin me punë dhe jo me fjalë. Ai nuk ka as aftësi e as energji të realizojë ndonjë grimcë të atyre që premton apo ka premtuar. Ndaj ai vetëm flet dhe ata që ka poshtë bëjnë sikur e dëgjojnë. E ndërkohë askush nuk punon. Qeveria, bashkitë, administrata... prej kohësh nuk funksionojnë, përveçse kur bëjnë paratë e tyre. Rama gjendet përballë monstrës që ka krijuar vetë, duke tentuar ta yshtë me fjalë, me shpresë se do ta zgjasë fundin.

E gjithë armata rilindase, që për momentin mban kokën ulur dhe bën sikur mban shënim direktivat e liderit, e lexon boshllëkun dhe degradimin e tij. Ai u kërkon atyre të sillen si konkuistadorët spanjollë me indianët e Amerikës, shqiptarëve t’u japin pasqyra ndërsa vetë iu rrëmbejnë milionat. Të tregojnë empati ndërsa i rrjepin përditë me tarifat e inceneratorëve, tecet lundruese, kostot e sterilizimit, taksat e rrugëve e gjobat skandaloze. Të mbajnë shënim hallet e qytetarëve, ndërsa numërojnë apartamentet, vilat, hotelet madje edhe avionët privatë që me shumë empati i ndajnë me biznesmenët e tenderave e konçensioneve. 

Mënyra si ka qeverisur Edi Rama dhe përpjekja idiote për ta shitur atë si diçka me vlerë por që nuk është kuptuar si e tillë për shkak të mungesës së aftësive komunikuese e emocionale të administratës, është gjurma më e qartë e skizofrenisë së fundpushtetit. Mjafton një njeri i vetëm, nga ata që bëjnë sikur e dëgjojnë me kokën ulur, të ngrihet dhe t’i bëjë disa pyetje liderit që grin sallatë i bindur se s’do guxojë askush ta kundërshtojë. 

Në këto 15 vjet, kush i ka përzgjedhur ministrat, deputetët, drejtorët e lartë apo kryetarët e bashkive që përfunduan burgjeve si hajdutë e kriminelë ordinerë? Po ergysët që kontrollonin nga shërbimi sekret e deri te drejtuesit kryesorë të policisë, mungesa e empatisë i prodhoi? Po trafikantët e drogës që u bënë investitorë strategjikë dhe mbuluan Shqipërinë me beton, pasojë e mosmbajtjes shënim të halleve të qytetarëve janë? 

Në sallat mortore të rilindjes, të gjithë e dinë se pallavrat e kryeministrit nuk mund ta ndryshojnë realitetin ku ata e kanë sjellë vendin. Asnjë pasqyrë nuk reflekton dot një Shqipëri tjetër nga ajo që ekziston në të vertetë. Ata që janë prej tre muajsh në bulevard kanë parë aq shumë në këto 15 vite sa asnjë copë xhami nuk ua merr sytë. Përpjekjet e Ramës, për të prodhuar në sallë e në letër një narrativë që mund ta mbajë ende në pushtet, vetëm sa e shtojnë përplasjen me ata që e jetojnë përditshmërinë e qeverisjes së tij. 

Shenja më e qartë kur një regjimi i vjen fundi, është pikërisht kur lideri flet për një realitet virtual, të tijët bëjnë sikur i japin të drejtë, ndërsa qytetarët janë në rrugë. Shqipëria jashtë sallave të rilindjes, është pasqyra ku Edi Rama tmerrohet të shohë veten. ©lapsi.al

Të këshilluara

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI