Flash

Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj

Që në momentin e marrjes si i pandehur një standarti politik minimal diktonte dorëheqjen e tij nga detyra në funksion të interesit të Tiranës dhe qytetarëve të saj

Blendi Kajsiu 3 September 2026

Mundësia e lirimit nga paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka hapur një diskutim mes kritikëve dhe mbështetësvetë tij në media. Të parët shikojnë si skandaloze lirimin e tij nga burgu pa u dënuar, ndërsa të dytët shikojnë si skandal afatin e gjatë të paraburgimit pa u gjykuar.  

Por përtej qëndrimeve të ndryshime të dyja palët bien dakord se pavarësisht lirimit apo vazhdimit në burg rasti Veliaj është një skandal juridik që nxjerr në pah dështimin e reformës në drejtësi.

 Ajo që injoron ky debat është skandali politik që përfaqëson rasti Veliaj; vazhdimin e tij në një detyrë publike të cilën tashmë nuk mundet ta përmbushë në funksion të qytetit por vetëm në funksion të vetvetes. 

Që në momentin që zoti Veliaj u mor si i pandehur dhe më pas u arrestua nga SPAK aftësia e tij për të përmbushur detyrën e kryetarit të bashkisë u eleminua pothuajse tërësisht. Ai e kishte krejt të pamundur ta kryente atë në kushtet e izolimit fizik, social dhe komunikativ. 

Që në këtë moment një standarti politik minimal diktonte dorëheqjen e tij nga detyra në funksion të interesit të Tiranës dhe qytetarëve të saj. Aq më tepër kur administrata e tij ishte goditur tashmë shumë fort edhe nga skandali 5D i drejtorëve të korruptuar.  Në këto kushte zoti Veliaj duhet të kish dhënë dorëheqjen.

E kundërta ndodhi. Ai vendosi ta mbante peng bashkinë më të madhe në vend dhe të përdorte pushtetint e postit publik për tu mbrojtur juridikisht dhe politikisht. Kështu interesi publik i qytetit iu nënshtrua interesit personal të kryetarit.

Të kuptohemi nuk po vë në dyshim të drejtën e zotit Veliaj të mbrohet. As të drejtën e tij themelore që të prezumohet i pafajëshëm. Madje uroj që gjykatat ta shpallë të tillë sa më shpejt. 

As nuk po justifikoj paraburgimin e gjatë në të cilin e ka vendosur sistemi i drejtësisë, apo padrejtësitë që mund ti jenë bërë aty. 

Nuk vihet në diskutim se të drejtat dhe liritë themelore të zotit Veliaj duhen respektuar dhe mbrojtur. Ama ndër to nuk përfshihet përdorimi i pushtetit publik në funksion të interesit dhe betejave private. 

Natyrisht vendosja e interest personal mbi interesin publik në këtë rast nuk përbën shkelje ligjore, por është një shkelje e qartë etike. Është një tjetër shembull si si politikanët tanë, të rinj apo të vjetër, e shikojnë dhe përdorin pushtetitn si mburojë personale dhe jo si instrument i të mirës publike. 

Në këtë aspekt rasti Veliaj është identik me rastet Berisha dhe Rama. Berisha e degradoi PD-në politikisht thjesht për ta përdorur si instrument të përballjes së tij me SPAK-un. Rama e keqpërdori në të njëtën mënyrë PS-në dhe Parlamentin për të mbrojtur Ballukun.  

Në të gjitha këto raste institucionet publike që duhet të ishin në funksion të interesit të përgjithëshëm përdoren si mburoja personale. Dikush mbrohet me opozitën politike, dikush me PS-në dhe Parlamentin dhe dikush me Bashkinë. 

Ky është thelbi i skanadalit politik në rastin Veliaj. Është e njëjta mënyrë e bërjes politikë në funksion të pushtetit personal që ka nxjerrë në rrugë me mijëra protestues të cilët kërkojnë një tjetër standart politik.

E megjithatë në mediat tona debati aktual mbi lirimin e zotiti Veliaj e injoron tërësisht sakrifikimin e interesit publik në altarin e interesit privat. Të gjithë merren me dështimin e reformës së drejtësisë për të vendosur një standart politik që vetë ata e kanë harruar.  

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas për LAPSI.AL

 

Të këshilluara

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI