Flash

Nuk riparonte automjetet e klientëve, madje tentonte t’i shiste, arrestohet pronari i servisit në Astir

Lapsi.al 25 July 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Skema”, duke arrestuar pronarin e një servisi automjetesh në zonën e Astirit, i dyshuar për mashtrim ndaj klientëve.

Në pranga ka rënë shtetasi Mirjan Hasa, 37 vjeç, pasi hetimet kanë dokumentuar 6 raste të veprimtarisë kriminale. Sipas policisë, ai dyshohet se ka marrë pagesa nga qytetarët për riparimin e automjeteve, por nuk ka kryer shërbimet e premtuara.   

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i shesë automjetet që i ishin lënë në servis për riparim, pa dijeninë e pronarëve të tyre. 

Gjatë operacionit, nga ambientet e servisit janë sekuestruar 5 automjete, të cilat më pas iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre.

Operacioni u zhvillua pas kallëzimeve të disa qytetarëve, të cilët deklaruan se kishin paguar shërbimet e riparimit, por automjetet e tyre nuk ishin rregulluar dhe nuk u ishin kthyer në kohë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të mashtrimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI