Flash

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk përbën më prioritet për Turqinë, Evropa do të jetë humbësja

Lapsi.al 17 August 2026

Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian “nuk përbën më prioritet” për Ankaranë, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke argumentuar madje se nga një zhvillim i tillë “humbëse do të jetë Evropa”.

Në një intervistë, presidenti turk preku një sërë çështjesh kritike, nga marrëdhëniet me BE-në dhe F-35 te marrëveshja e re e mbrojtjes së Mekës, Egjipti, Ngushtica e Hormuzit, Siria dhe Gaza.

Sipas mediave vendase, Erdogan pretendoi se Bashkimi Evropian nuk duket i gatshëm ta pranojë Turqinë si anëtare të plotë.

 
Erdogan tha se anëtarësimi në BE nuk është më në krye të axhendës së Ankarasë. Ai tha se Evropa nuk po tregon ndonjë gatishmëri të vërtetë për të integruar Turqinë në Bashkim dhe, sipas tij, nëse kjo rrugë nuk ecën përpara, “Evropa do të jetë humbësja”.

Duke iu referuar çështjes së avionëve luftarakë amerikanë F-35 , ai tha se “mora një premtim nga Trump për F-35. Pres që ai të mbahet “.

Presidenti turk iu referua gjithashtu Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes të nënshkruar më 7 gusht nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani në Mekë, e cila parashikon që një sulm i armatosur kundër njërit prej tre vendeve do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve.

Ai argumentoi se kjo marrëveshje “i dërgoi një mesazh të rëndësishëm botës”.

Erdogan la të hapur gjithashtu mundësinë e zgjerimit të formacionit të ri mbrojtës , duke deklaruar se edhe Egjipti mund të marrë pjesë në të ardhmen.

Lidhur me Ngushticën e Hormuzit, Tayyip Erdogan deklaroi se përparësia kryesore e Turqisë është rihapja e saj.

Siç tha ai, mbajtja e ngushticave të mbyllura nuk i shërben interesave të asnjërës palë. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi rolin e Katarit në përpjekjet e ndërmjetësimit për t’i dhënë fund konflikteve në rajon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI