Flash

I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës

Lapsi.al 17 August 2026

I armatosur me një automatik kallashnikov me 2 karikatorë dhe i fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, kështu është kapur i shumëkërkuari Ylli Zalla gjatë një operacioni blic në Krujë.

Sipas raportimeve, banesa ku strehohej i kërkuari është mbajtur prej ditësh nën vëzhgim me dronë të teknologjisë së lartë “Bayraktar” nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, çka kanë mundësuar lokalizimin e saktë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve për kapjen e të shumëkërkuarit.

Dronët “Bayraktar” janë pjesë e flotës që u blenë nga Turqia. Ata fluturojnë në lartësi të mëdha dhe janë të vështirë për t’u identifikuar, ndërsa ofrojnë pamje me rezolucion shumë të lartë. 

Lajmi për prangosjen e Ylli Zallës u konfirmua këtë të hënë nga Ministria e Brendshme. Sipas njoftimit, kapja e Zallës, i cili i shmangej drejtësisë prej vitit 2025 dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u realizua gjatë operacionit të koduar “Fundi i Arratisë”.

Në këtë aksion u angazhuan Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat e DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI