Flash

Berisha: Zjarret janë jashtë kontrollit në tërësi, zjarrfikësit po trajtohen në mënyrë të pashpirt nga qeveria

Lapsi.al 17 August 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zjarret në vend janë jashtë kontrollit, ndërkohë akuzoi qeverinë për trajtim “cinik dhe të pashpirt” ndaj zjarrfikësve. Duke folur për mediat, lideri i opozitës tha se punonjësit e angazhuar në shuarjen e flakëve nuk kanë marrë ende shtesat e premtuara për vështirësitë dhe rrezikun e punës. Ai kritikoi gjithashtu qeverinë, duke akuzuar Ramën dhe ministrat e tij se ndodhen në plazhe, ndërsa zjarrfikësit përballen me situata të rrezikshme.

"Ndërkohë, zjarret në të katër anët, në tërësi janë jashtë kontrollit. Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u është dhënë. Asnjë prapavijë mbështetëse për punën tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë, nuk kanë. Ndërkohë, Rama dhe ministrat e tij bronzohen në diell, në plazhet më turistike të vendit. Pra, një shtet mafioz pa ligje, që funksionon i tëri në duart e krimit," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI