Flash

Situata e fundit/ 10 zjarre ende aktive, problem ne Parkun e Lurës

Lapsi.al 2026-08-14 20:33:12

Situata e fundit/ 10 zjarre ende aktive, problem ne Parkun e Lurës

Ministria e Mbrojtjes informon se, gjatë orëve të fundit, në territorin e vendit janë në ndjekje 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive, 2 janë nën kontroll dhe 1 është shuar plotësisht. Pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme në disa zona, vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile nga toka dhe ajri.

Në Lurë, Dibër, ku paraqitet një nga situatat më të rëndësishme, vijon operacioni me 200 forca bashkiake, 50 efektivë të FA-së, 15 efektivë të Policisë së Shtetit, 18 vullnetarë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Ndërhyrja ka mundësuar kontrollin e zjarrit në segmentin pranë banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Aktive mbetet edhe vatra në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, ku forcat operacionale kanë arritur të vendosin nën kontroll pjesë të saj.

Në Tiranë, vijon puna në Malin e Dajtit, me 9 forca të ADZM-së dhe 2 helikopterë të FA-së, ndërsa në Priskë dhe Farkë operojnë 30 forca të MZSH-së me 6 mjete. Situata në Priskë-Farkë paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Në Krujë, ndërhyrjet nga toka dhe ajri kanë dhënë rezultat në vatrat e Abazes dhe Zidollit. Gjatë ditës është përdorur mbështetja ajrore e FA-së, ndërsa në Zidoll, pas ndërhyrjes së helikopterit, situata është normalizuar dhe po punohet për izolimin dhe fikjen e plotë.

Në Gjirokastër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijon puna dhe monitorimi i vatrave të mbetura. Në Përmet dhe Qukës, reshjet e shiut po favorizojnë normalizimin e situatës, ndërsa vatra në Paulesh të Peqinit është shuar plotësisht. Në të gjitha zonat e raportuara nuk evidentohen rreziqe për zonat e banuara.

AKMC, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, vijon ndjekjen e situatës dhe koordinimin e kapaciteteve operacionale, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe kufizimin sa më të shpejtë të vatrave aktive.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: An autumn with an end-of-regime atmosphere

Whether it's his own party's own dice that throw him a punch, whether it's citizens who boo him in the street, whether it's the brave SPAK prosecutors who have gotten close to his throat, or international journalists who compare him to the godfather, one thing shows that Edi Rama's political curve has reached its end. His propaganda narrative is already over.

16:19 Andi Bushati

Blendi Kajsiu: Prime Minister's misunderstanding on anti-corruption

The fact that no institution of our public administration noticed that millions of euros were invested in phantom incinerators, that AKSHI was controlled by an ordinary criminal, that the directors of the Municipality of Tirana awarded tenders to themselves, or that the police director and the director of SHISH worked for Gysi, shows that we do not have a public administration and a state.

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI